Marrëveshja u mbyll dje, tani ka mbërritur edhe zyrtarizimi nga klubi portugez.
Darwin Nunez është lojtari më i ri i Liverpoolit. Këtë e ka konfirmuar Benfica, e cila me një deklaratë zyrtare ka njoftuar gjithçka.
“Benfica i ka komunikuar Komisionit të Tregut të vlerave se kanë arritur marrëveshjen me Liverpool për shitjen e të drejtave të lojtarit Darwin Nunez për 75 milionë euro, një çmim i cili kap shifrat e 100 milionë euro në total bashkë me bonuset.”
Nunez sot do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare deri në qershor të vitit 2028./ h.ll/abcnews.al