Benfica merr vendimin për lojtarin e Interit, Lazaro gati të rikthehet në Seria A

schedule19:10 - 13 Maj, 2022

schedule 19:10 - 13 Maj, 2022

Valentino Lazaro është i destinuar të kthehet tek Interi. Max Hagmayer, angjeti i anësorit, ka folur për “A Bola” në lidhje me këtë çështje.

“A do të largohet Valentino nga Benfica? Tani për tani po. Ata nuk do e paguajnë kartonin e tij.

Ne nuk duam që ai të mbetet një lojtar që transferohet gjithmonë në formë huazimi”, është shprehur agjenti i lojtarit.

Valentino Lazaro është në pronësi të Interit, dhe kështu ai do të rikthehet në fund të sezonit te klubi zikaltër, ku sigurisht Interi do të kërkojë një klub për të. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!