Benedikti XVI kundër Papa Françeskut: Nuk mund të hesht më!

schedule12:25 - 13 Janar, 2020

schedule 12:25 - 13 Janar, 2020

Ndërsa të gjithë janë në pritje të vendimit të Papa Franceskut për mundësinë e emërimit prift dhe të një personi të martuar, Benedikti i 16-të u shpreh kundër kësaj mundësie duke theksuar se priftërinjtë nuk mund të martohen.

 “Besoj se të qënurit beqar për një prift, ka një domethënie të madhe dhe është e domosdoshme pasi rruga jonë drejt Zotit duhet të mbetet themeli i jetës sonë”.

Është kjo deklarata e Benediktit 16 në një libër të shkruar së bashku me kardinalin Robert Sarah, që do të publikohet në 15 janar.

E përditshmja franceze Lë Figaro ka publikuar disa fragmente, ku Benedikti 16 shprehet se nuk mund të heshtë më.

Paralajmërimi i Papa Benediktit vjen pas Sinodës për Amazonën, në tetor të vitit të kaluar, ku një nga temat kryesore ishte dhe mundësia për të emëruar priftërinj të cilët mund të ishin dhe persona të martuar.

Opsion ky, që ishte pjesë dhe e dokumentit përfundimtar, ndërsa pritet vendimi i Papa Franceskut./abcnews.al