Bënë për spital moldavin, arrestohet shqiptari dhe italiani, bashkëpunëtori në kërkim

schedule14:58 - 15 Tetor, 2022

schedule 14:58 - 15 Tetor, 2022

Dy persona u arrestuan nga policia në kuadër të hetimeve pas një sulmi të dhunshëm ndaj një shtetasi moldav më 1 korrik pranë një vendi publik në Bastia Umbra.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçar shqiptar dhe një 23-vjeçar italian.

Hetimet janë duke u zhvilluar për një sulmues të tretë të dyshuar.
Të dy u burgosën në burgun e Capanne-s, pas ekzekutimit të një urdhri të paraburgimit të lëshuar nga gjyqtari hetues në gjykatën e Perugia.

Sipas hetimeve të kryera nga agjentët e komisariatit të Asizit, tre të rinjtë, në prani të klientëve të lokalit, papritmas dhe pa asnjë arsye kanë goditur disa herë me grushte dhe shkelma shtetasin moldav, më pas janë larguar me makinë.

Kur u lajmërua shërbimet e urgjencës, i riu moldav u transportua në urgjencën e spitalit të Perugias, ku u diagnostikua me lëndime të rënda në pjesë të ndryshme të trupit dhe fraktura në nofull.
Hetimet e koordinuara nga prokurori i Perugias, bënë të mundur identifikimin e tre të rinjve, tashmë nën hetim në të kaluarën për krime të rrahjes, dëmtimit, marrjes së sendeve, plagosjeve, zënkave dhe kërcënimeve ndaj funksionarëve publikë.

Pas rikonstruksionit të gjithë ngjarjes, nisur nga serioziteti i episodit dhe rrezikshmëria e autorëve të dyshuar, prokurori ka kërkuar dhe ka marrë masën e sigurisë me burg./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!