Dy të rinj, 17 dhe 19 vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë dhunuar një 34 vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy të rinjtë kanë goditur me sende të forta 34 vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Gjatë kontrollit në banesën e 19 vjeçarit, policia gjeti edhe një mjet prerës thikë./abcnews.al