Dy persona janë vënë në pranga në kryeqytet për një sërë vjedhjesh në banesa të ndryshme. Në pranga janë vënë 28-vjeçari -I. I., dhe 43-vjeçari E.S., të dy banues në Tiranë.
Policia ka arritur të zbardhë të paktën 7 raste vjedhjesh të kryera prej tyre.
Si duket, dy hajdutët e kryeqytetit futeshin në banesa dhe vidhnin vetëm bizhuteri dhe para. Ata kanë kryer një sërë vjedhjesh në muajt e verës si dhe gjatë dhjetorit, janarit e shkurtit.
Rastet e vjedhjes:
– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e D. C.
– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e E.T.
– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e E.K.
– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e I.B.
– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e E.Rr.
– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.
– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e A.K.
Njoftimi:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni i thatë”.
Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash.
Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Liqeni i thatë”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
-I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:
– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.
– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.
– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.
– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.
– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.
– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.
– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here. /abcnews.al/