Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bën rap me çifteli, kënga bëhet virale, projekti që bëri të famshëm ish-mësuesin nga Mirdita

schedule10:27 - 30 Shtator, 2024

schedule 10:27 - 30 Shtator, 2024

Instrumentisti Bardh Ndoj në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për këngën “N’dor e mora çiftelinë”, e cila është bërë shumë virale.

Ai u shpreh se teksti i veçantë i këngës është krijuar nga vetë ai. Ndërsa theksoi se kënga është pëlqyer shumë dhe se nuk e priste që të kishte një sukses kaq të madh.

“Mendova të bëj diçka ndryshe me çifteli, por që të dëgjohet në të gjitha trevat. Është dëgjuar shumë, nuk e prisja që do të pëlqehej kaq shumë”, është shprehur Bardh Ndoj.



Tani jeton prej vitesh në Greqi. Megjithatë pavarësisht se bën punë të rënda ai u shpreh se nuk ka hequr dorë nga koncertet dhe se çiftelinë e pasur gjithmonë përzemër.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!