Ka shumë mjete popullore që janë përdorur prej kohësh për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Një prej tyre është lakra, e cila ka veti shëruese. Përveçse është e shëndetshme për konsum, mund ta përdorni edhe për shumë sëmundje. Besoni apo jo, gjethet e lakrës janë jashtëzakonisht efektive.
Përdorimi i brendshëm
Thjesht shtoni lakrën në supën tuaj të preferuar ose gatuajeni së bashku me perimet dhe mund të përfitoni nga vetitë e saj të mrekullueshme kuruese. Mund ta hani edhe të gjallë, në sallatë, por edhe të kombinuar me karota dhe mollë, të cilat i shtojnë më tej vetitë e dobishme të lakrës.
Diabeti
Lakra ka veti të fuqishme antihiperglicemike, që do të thotë se kjo perime shumë e shëndetshme ka fuqinë të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të kontrollojë diabetin. Këto efekte mund të arrihen duke konsumuar një sasi të vogël lakre të gatuar ose të papërpunuar me çdo vakt.
Probleme me tretjen
Lakra përmban një nivel të lartë të kaliumit, i cili balancon nivelin e lëngjeve në trup. Përmban gjithashtu shumë vitaminë C dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat nga toksinat dhe radikalet e lira, si dhe vitamina E dhe K, squfur, beta-karoten, kalium, magnez, kalcium.
Ekspertët mjekësorë pohojnë se konsumimi i lakrës së zier mund të ndihmojë në trajtimin e diarresë, ulçerës së stomakut dhe kapsllëkut. Nga ana tjetër, lakra e fermentuar si turshi mund të përdoret për të trajtuar sindromën e zorrës së irrituar dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve.
Përdorimi i jashtëm
Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë – aplikimi i lakrës në plagë mund t’ju ndihmojë vërtet t’i shëroni ato. Shumë njerëz përdorin lakrën për të hequr qelbin nga thonjtë dhe për të parandaluar infeksionin. Mbështillni një gjethe lakre rreth gishtit dhe lidheni me një fashë. Lëreni të veprojë gjatë gjithë natës.
/abcnews.al