Ben Affleck ka folur së fundmi për romancën e rindezur me Jennifer Lopez duke e përshkruar atë si të bukur. Lopez dhe Affleck u takuan në vitin 2001 por u ndanë në vitin 2004. Gati 20 vjet më vonë, ata u panë për herë të parë së bashku në Prill, duke konfirmuar më pas publikisht lidhjen e tyre.
“Mund të them se është padyshim e bukur për mua. Jeta ime tani pasqyron jo vetëm personin që dua të jem, por personin që ndihem vërtet si jam, që nuk është perfekt, por dikë që përpiqet shumë dhe kujdeset shumë për të qenë i sinqertë, autentik dhe i përgjegjshëm.”, tha ai në një intervistë për The Wall Street Journal.
“Jam shumë me fat në jetën time kam përfituar nga shanset e dyta dhe jam i vetëdijshëm që të tjerët nuk i kanë as shanset e para. Kam pasur shanse të dyta në karrierën time. Unë kam pasur shanse të dyta si qenie njerëzore,” tha ai. Disa muaj para se të ribashkohej me Affleck, Lopez ndërpreu fejesën me Alex Rodriguez.
/abcnews.al