Enzo Alves nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Real Madrid.
Djali 13-vjeçar i futbollistiot të Olympiakos dhe legjendës së Realit, Marcelo, është prej dy vitesh në akademinë e klubit madrilen dhe përpjekjet e tij janë shpërblyer me një kontratë profesionale.
“Kontrata ime e parë me klubin më të madh në planet. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar ai në llogarinë personale në rrjetet sociale. Me të, në këtë moment madhështor ishin Marcelo dhe nëna e tij Clarice Alves.
Sigurisht që Marcelo do të donte që kjo ditë të ishte pikënisja për një karrierë të madhe për djalin e tij siç ishte ai me klubin madrilen./ h.ll/abcnews.al