“Bëm baba të të ngjaj”, Adriano Jr ndjek hapat e “Perandorit”, firmos kontratën e parë profesionale

schedule13:03 - 17 Prill, 2023

schedule 13:03 - 17 Prill, 2023

Në damarët e Adriano Carvalho Ribeiro qarkullon gjaku i babait të tij, Adriano “Perandorit”.

Pasi spikati me golat e tij në futbollin amator në Brazil, Adriano Jr tani do të mund të përpiqet të ndjekë hapat e të atit falë kontratës së parë profesionale të nënshkruar me Serranon.

“Kontrata e lojtarit 16-vjeçar me klubin do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2026. Adriano Jr mbërriti në bazën Leao nga Serra në gjysmën e parë të vitit 2022, pasi kaloi për Gremio FBPA dhe Boavista SC. Duke mbrojtur ngjyrat e Clube Mais Querida de Petropolis, qendërsulmuesi shënoi 20 gola në 27 ndeshje të luajtura në ligën e të rinjve, ndërsa vitin e kaluar 11 gola në 14 ndeshje”, shkruante klubi i lojtarit të talentuar.

Adriano Jr është shprehur tepër i lumtur për këtë kontratë të parë profesionale në karrierën e tij.

“Ky moment përfaqëosn realizimin e një ëndrre. Mënyra se si u mirëprita dhe u rrita si sportist dhe person, ishte ajo që më bindi të nënshkruaja me Serranon”, ka thënë djali i ish-lojtarit të Interit, Adriano “Perandorit”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!