Në ITB Berlin, në Panairin më të madh të Turizmit në Botë, Bashkia Belsh është vlerësuar me Çmimin e 2-të për arritjet e shkëlqyera në zhvillimin e vrullshëm të Turizmit lokal si edhe për vëmendjen e treguar në Ekoturizëm dhe si Bashkia e parë në Shqipëri që së shpejti do çertifikohet “Destinacion i Gjelbër” .
Çmimi special i është dorëzuar kryetarit të kësaj Bashkie ,z.Arif Tafani gjatë një Forumi Ndërkombëtar me pjesmarrjen e kryebashkiakëve nga shtete të ndryshme të cilat e kanë mjaft të zhvilluar industrinë e Turizmit.
Në ITB ,Berlin, Shqipëria po përfaqësohet denjësisht para vendeve më të zhvilluara në industrinë e turizmit me 7 bashki dhe 26 operatorë turistikë që tashmë kanë peshë edhe në tregun global./abcnews.al