Milani po mendon që tani për përforcimet e verës. Me Zlatan Ibrahimovic për shkak të moshës dhe dëshirës së tij për të vijuar apo jo me futbollin e luajtur, kuqezinjtë po studiojnë tregun.
Andrea Belotti, i cili nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Torinon, do të largohet në korrik si lojtar i lirë dhe Milani e ka hedhur hapin e parë.
Alfredo Pedulla raporton se kuqezinjtë e kanë kontaktuar së fundmi sulmuesin italian, i cili e ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për Milanin.
Tani palët duhet të gjejnë një marreveshje për kontratën. Belotti njihet si një tifoz i Milanit dhe kalimi te kryesuesit e Serie A do të ishte realizimi i një ëndrre. / abcnews.al