Bellingham thyen rregullin e La Liga, talenti i Real Madrid luan me çorape të grisura

schedule17:10 - 6 Janar, 2024

schedule 17:10 - 6 Janar, 2024

Vetë fati duket se dëshiron që të jetë i madh.

Jude Bellingham këtë sezon është kthyer në një tjetër Cristiano Ronaldo, me golat dhe paraqitjet e tij, ndonëse po spikat edhe për diçka tjetër.

Anglezi me talent të rrallë dhe me moshën tepër të re 20-vjeçare, është pikasur që luan me çorape të grisura.

E përditshmja spanjolle, “AS”, ka një temë pikërisht për çorapet e Bellinghamit, duke bërë edhe pyetjen se përse ai ka vendosur të luajë ashtu.

Interesant është fakti se La Liga ka një rregull që shprehimisht i ndalon lojtarët të dalin në fushë me çorape të grisura, diçka që vjen nga një kohë shumë e vjetër.

Sidoqoftë, anglezi nuk ka pasur pengesa, dhe shpjegimi është se futbollistët e bëjnë këtë për të qenë më të lirshëm, që gjaku të qarkullojë më lehtë, i pashtrënguar nga çorapet, dhe kjo i ndihmon që të kenë më pak ngërçe apo dëmtime të këmbëve.

Belingham ka frymëzuar edhe shokun e ekipit, Brahim Diaz, ndërsa vetë anglezi ka marrë shembull nga legjenda uellsiane e Realit, Gareth Bale.

Bale luante shpesh me çorape të grisura, dhe gjithashtu as ai nuk pati ndonjë problem, ndërsa pritet që La Liga ta heqë këtë rregull arkaik.

Sidoqoftë, Realit dhe tifozëve u intereson më shumë loja sesa çorapet e Belinghamit.  “Shigjeta” e krahut ka 13 rrjeta dhe dy asistë në 17 ndeshje të La Ligës këtë edicion.

Madhështia e tij është shfaqur më qartë në Champions, pikërisht në konkurrimin që personifikon më shumë lavdinë e Realit. Anglezi ka 4 gola dhe 3 asistë në vetëm 5 sfida në grup, duke qenë lojtari më I mirë i Ligës së Kampionëve këta muaj.

Padyshim që ai mund të fitojë Këpucën e Artë dhe Topin e Artë edhe në kampionatin spanjoll, edhe në Europë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!