Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bellingham po shkruan historinë te Real Madrid, ylli anglez krahasohet me Zidane

schedule18:25 - 30 Nëntor, 2023

schedule 18:25 - 30 Nëntor, 2023

Loja është kolektive, por disa shkëlqejnë më shumë, madje tepër fort.

Njëri prej atyre që po verbon sytë e tifozëve të futbollit është Jude Bellingham, talenti 20-vjeçar anglez që po habit edhe në një klub kaq të madh sa Reali.

Pas vetëm pak muajve, atë po e krahasojnë me legjendat Zinedine Zidane e Cristiano Ronaldo. Madrilenët kaluan me sukses 4-2 një sfidë të vështirë ndaj Napolit, dhe ndonëse kanë ditur edhe më parë t’ia dalin, sërish këtë herë merita e anglezit ishte e madhe.



Ai shënoi gol dhe shërbeu asist, u bë i pari lojtar që shënon në 4 ndeshjet e tij të para në Champions League

E përditshmja “Marca”, i bëri një nder të madh: I kishte munguar vetëm të vishte këpucët e Zidanit! Belingham veshi pikërisht këpucët e zeza Adidas, me të cilat Zizu shënoi golin e mrekullueshëm ndaj Leverkusenit në finalen e Championit në 2002, ndoshta më i bukuri i kësaj kupe. Gjithsesi, tek Reali shkëlqyen edhe të tjerë. I riu Niko Paz debutoi me gol, ndërsa Rodrygo po ashtu realizoi shumë bukur.

Trajneri Carlo Ancelotti u pyet sesa është mahnitur nga Bellinghami?

“Ai habit çdo ditë, habit në çdo ndeshje. Po habit gjithë botën, është një dhuratë për futbollin. Trajneri i Realit dhe tifozët janë të mrekulluar nga ai. Gjithsesi, mendoj se e gjithë bota po mahnitet duke parë një djalë kaq të ri, me këtë potencial dhe që është kaq pozitiv”.

Reali siguron vendin e parë në grupin C, ndërsa Napoli duhet të garantojë kualifikimin ndaj Bragës, me humbjen që është e ndaluar./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!