Jude Bellingham nuk ishte vendimtar këtë herë, por ai ende mund të festojë kualifikimin e Real Madird, i cili mundi Manchester City me penallti he arriti në gjysmëfinale të Champions League.
Pas përfundimit të sfidës, mesfushori anglez foli për “TNT Sports”.
“Është një lehtësim sepse ne kemi vënë të gjithë energjinë tonë në të. Do të ishte e tmerrshme nëse ata do të na kishin hequr papritur kualifikimin. Ne duhej të punonim shumë për t’i mposhtur ata, fitorja e ndeshjes ishte një shpërblim i madh.
Është vërtet e pabesueshme, momente të tilla janë magjike dhe kjo është vetëm falë mentalitetit dhe vëmendjes ndaj detajeve, si penalltitë, djemtë ruanin qetësinë, është diçka magjike.
Ishte e mrekullueshme, vëllai im ishte këtu dhe ishte hera e parë që më pa të luaja për Realin, jam shumë krenar për këtë”, tha ish-lojtari i Dortmund.
“Nuk mund ta imagjinoja kurrë se si do të fillonte historia ime me Real Madrid. Jam krenar që jam këtu dhe shpresoj se mund të vazhdoj për një kohë të gjatë. Forca jonë më e madhe është se trajneri ynë gjen mënyra për të na dhënë lirinë. Ne luajmë pa pranga”, është shprehur ndër të tjera Bellingham./h.ll/abcnews.al