Jude Bellingham ka lëshuar një deklaratë të fortë pas ndeshjes që Borussia Dortmund humbi në shtëpi kundër rivalëve të Bayern Munich.
Penalltia e dhënë nga arbitri Felix Zwayer e ka tërbuar talentin anglez, i cili nuk ka ngurruar të gërmojë në të shkuarën e errët të arbitrit.
“Sipas meje nuk është penallti, Hummels as nuk e sheh topin, po lufton për të, ndërsa më pas topi e godet. Mund të shohësh edhe shumë vendime të tjera gjatë ndeshjes.
I jep gjyqtarit që ka trukuar më parë ndeshjen më të madhe në Gjermani. Çfarë do presësh?”, shprehet Bellingham, për Zwayer që në vitin 2006 u pezullua me 6 muaj me akuzën për trukim. / abcnews.al
BELLINGHAM: – You give a referee that has match fixed before, the biggest game in Germany, what do you expect?
(@JanAageFjortoft) pic.twitter.com/H5yU9hz6PT
— Viaplay Fotball (@ViaplayFotball) December 4, 2021