Bellingham: E ëndërroja që fëmijë këtë gol, sa keq që familja ime mungoi

schedule09:38 - 15 Prill, 2021

schedule 09:38 - 15 Prill, 2021

Jude Bellingham realizoi një gol shumë të bukur mbrëmjen e kaluar. Mesfushori 17-vjeçari i dhuroi avantazhin Dortmund, por Manchester City realizoi dy gola në pjesën e dytë, fitoi sërish 1-2 dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Champions League.

Moment magjik për adoleshentin e talentuar anglez, i cili është lojtari i dytë më i ri që shënon në sfidat me eliminim direkt në Champions (Bojan Krkic mban rekordin me Barcelonën). Belligham e priste prej kohësh një moment të tillë, për të cilin foli për mediat.

GOLI – “Golin e parë në Champions League e kam ëndërruar që kur isha fëmijë, gjithmonë ëndërroja të luaja dhe shënoja në këtë kompeticion prestigjioz. Do doja që familja ime të ishte këtu dhe të shijonte golin tim, por ishte e pamundur”.

NDESHJA – “Kurrë nuk mund të jesh i kënaqur kur e ke humbur ndeshjen. Është bukur të vendosësh rekordin e golashënuesit më të ri anglez në Champions, diçka e jashtëzakonshme për mua. Heronjtë e mi? Rooney dhe Gerrard. Diçka surreale të thyesh rekordin e tyre”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!