Hector Bellerin ndau mendimet e tij për shkëputjen e mundshme të Katalonjës nga Spanja.
Dëshironi që Katalonja të bëhet një shtet i pavarur?
“Referendumi më gjeti në Londër. Mendimi im për këtë çështje është se në botën ku jetojmë, sado e globalizuar të jetë, nuk ka kuptim të vendosen barriera.
Unë i kuptoj ndjenjat tuaja. Unë jam katalanas, kam lindur në Katalonjë, por jam edhe spanjoll sepse prindërit e mi janë nga jashtë Katalonjës. Unë qëndroj për një botë globale ku të gjithë janë të lirë të lëvizin dhe të ndjejnë çfarë të duan”, tha mbrojtësi i Barcelonës. /G.D abcnews.al/