Fjalët e ndjera të Sali Berishës, janë pritur me emocion nga fituesit e primareve të PD-së, ditën e sotme, të cilët do të jenë në garë në zgjedhjet lokale të 14 majit, përballë Partisë Socialiste.
Në një moment kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, teksa dëgjonte kryetarin e PD-së, Sali Berishën teksa fliste, u përfshi nga emocionet dhe instinktivisht kaloi dorën tek sytë, sikur po fshinte lotët.
Por, Belind Këlliçi në një reagim të dytë, e ka mohuar të ketë lotuar nga fjalimi i Sali Berishës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se nuk qau.
Lexo edhe: VIDEO/ Belind Këlliçi përlotet nga fjalimi i Berishës
Postimi i Këlliçit:
I falenderoj kronikanët e ABC Neës që më vendosën lotë në sy! Përpara shokë me lajme të ndjera!
/abcnews.al/

