Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku duket se është shëruar nga koronavirusi dhe tashmë rikthyer në punë.
Ditën e sotme ajo ka marrë pjesë në mbledhjen që është zhvilluar paraditen e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.
Ndonëse mbledhja mbahet online, Balluku është shfaqur në zyrat e ministrisë që ajo drejton bashkë me një tjetër kolege. Ajo duket se ka humbur disa kilogramë nga beteja me virusin.
Balluku rezultoi pozitive me Covid-19 pak ditë më parë ndërsa njoftoi se ishte karantinuar menjëherë në banesë. /mv.abcnews.al