Belica: Ndaj Kastriotit për vazhdimësinë. Bitri: Do na ndihmojë shumë

schedule12:22 - 19 Janar, 2022

schedule 12:22 - 19 Janar, 2022

Partizani arriti të marrë një fitore me shumë vlera kundër Egnatias në javën e 126-të të Abissnet Superiores, ku në këtë ndeshje demat treguan një fytyrë të re me trajnerin Dritan Mehmeti në stol, ndërsa fituan bindshëm 3-0 me rrogozhinasit.

Në deklaratën për media, mbrojtësi Egzon Belica, i cili është kthyer te skuadra e kuqe në një element shumë të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes, ka folur për ndeshjen kundër Kastriotit, si dhe foli edhe për ndërrimin e trajnerit.

Mbrojtësi shtatlartë theksoi se ndaj krutanëve do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ndërsa gjithashtu është shumë i lumtur që në qendrën e mbrojtjes do të ketë edhe Bitrin.

“Trajneri Mehmeti ka qenë këtu dhe e njeh mirë ambientin. Ka punuar edhe me parë me shumë prej nesh. Kur vjen diçka e re, pritet që gjërat të ndryshojnë, të bëhen më mirë, Këtë po mundohet të bëjë edhe Tani. Do t’i duhet edhe pak kohë që të bëhen ato që do ai.”

Vazhdimësia e rezultateve: “Sidomos në pjesën e dytë në fitoren 0-3 me Egnatian bëmë një lojë më të mirë. Më shumë mendoj se ka qenë problem psikologjik. Si duket, ka qenë i nevojshëm një lloj ndryshimi. Shpresojmë që të vazhdojmë kështu, sepse fitorja me Egnatian nuk do të kishte vlerë pa vazhdimësinë e rezultateve.”

Afrimi i Bitrit: “Të gjithë mbrojtësit që janë këtu, janë djem shumë të mirë, ndërsa vlerat e Eneo Bitrit dihen, e njoh personalisht, sepse kemi kaluar disa vite në ekip. Besoj se do të na japë një ndihmë të madhe”

Sfida me Kastriotin: “Atmosferën pozitive e bëjnë fitoret, po mbajtëm ritëm edhe shumë gjëra të tjera do të rregullohen. Në kampionatin tonë nuk ka ndeshje të lehta, të gjitha duhen vlerësuar. Ashtu do të jetë edhe ndeshja e radhës. Pa fituar ndeshjen e radhës nuk do të kishte vlerë fitorja me Egnatian.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!