Belica: Na favorizon edhe barazimi, por hyjmë në fushë për fitoren. Saburtalo? Sulmon me shumë forca

schedule19:20 - 13 Korrik, 2022

schedule 19:20 - 13 Korrik, 2022

Në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Dritan Mehmeti ishte i pranishëm edhe mbrojtësi, Egzon Belica, i cili foli në prag të ndeshjes së kthimit me Saburtalon në Conference Leage. Sfida do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, me demat që kanë fituar me shifrat 1-0 takimin e parë mes tyre.

 “Morëm vërtet rezultat të mirë 1-0, nesër na favorizon edhe barazimi, por do të kërkojmë fitoren. Ndeshja do të jetë e vështirë dhe patjetër që ka edhe presionin brenda.”

Forma fizike e kundërshtarit: “Në minutat e fundit atje u tërhoqëm, ishin disa faktorë që ndikuan. Shumica e lojtarëve e ndien lodhjen, kundërshtari është në aktivitet e sipër, ndërsa për ne ishte ndeshja e parë zyrtare. Nesër është ndeshje tjetër, do të mundohemi të mbrohemi si ekip dhe patjetër që do të kemi edhe mundësitë për të shënuar.”

Përshtatja e prurjeve të reja: “Unë mundohem që çdo i huaj që vjen të Partizani të akomodohet sa më mirë. Lojtarët nga Maqedonia mund ta kenë më të lehtë, sepse me ta njihemi personalisht.”

Mbrojtja e të kuqve: “Mbrojtja e sezonit të shkuar nuk mendoj se ka shumë ndryshim me aktualen. Shpresojmë që kjo verë të jetë sa më e gjatë në Europë.”

Arma e fortë e Saburtalos: “Fuqia kryesore e ekipit kundërshtar ishte dalja në sulm me shumë forca, ishin gjithmonë me 5 lojtarë në gjysmëfushën tonë, por besoj se e kemi forcën për t’u përballuar me këtë ekip.” /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!