Belgjika shtrëngon masat kundër koronavirusit

schedule20:42 - 27 Korrik, 2020

schedule 20:42 - 27 Korrik, 2020

Belgjika do të shtrëngojë masat kundër koronavirusit, por duke shmangur izolimin. Kjo masë erdhi për shkak të numrit në rritje të rasteve me COVID-19.

Nga e mërkura, belgët do të lejohen të takojnë maksimalisht pesë persona jashtë familjeve të tyre.

Aktualisht, një individ belg mund të takojë 15 persona. Numri aktual i viktimave nga koronavirusi në Belgjikë është 9,821.

Kryeministrja belge deklaroi kjo masë do të jetë në fuqi për katër javët e ardhshme.

“Deri më tani, ‘fluska sociale’ e secilit person ka qenë e kufizuar në 15 persona në javë. Nga e mërkura, do të kufizohet në pesë persona, gjithmonë të njëjtit për katër javët e ardhshme, dhe kjo vlen për gjithë familjen.

Pra, tani numërojmë familjen dhe jo një person. Fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk llogariten në ata pesë persona”, tha kryeministrja belge, Sophie Wilmes.

Wilmes po ashtu tha se Belgjika do t’i përgjysmojë numrat e personave të lejuar në tubime publike: 100 në ambiente të mbyllura dhe 200 jashtë.

Në total, Belgjika ka konfirmuar mbi 66,000 raste pozitive me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!