Belgjika ka ndaluar përkohësisht vaksinimin me Johnson & Johnson për personat nën 41 vjeç, pas vdekjes së një gruaje nën moshën 40 vjeç që mori vaksinën.
Qeveria belge ka vendosur të konsultohet me Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA).
“Takimi ndër-ministror vendosi të administrojë përkohësisht vaksinën Johnson & Johnson vetëm për personat e moshës 41 vjeç e lart, pasi një analizë më e hollësishme e përfitimeve dhe rreziqeve të ilaçit nga EMA është në pritje”, tha deklarata.
Gruaja vdiq në një spital belg, raporton gazeta La Libre. Sipas gazetës, gruaja zhvilloi trombozë të rëndë dhe kishte një numër të reduktuar të trombociteve në gjak.