Belgjika miraton Pfizer për grupmoshat 16-17 vjeç

schedule14:23 - 7 Qershor, 2021

schedule 14:23 - 7 Qershor, 2021

Belgjika ka miratuar vaksinën  Pfizer / BioNTech për grupmoshat 16-17 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese  ndërsa pjesa tjetër do të marrë dozën e parë pas vaksinimit të personave mbi 18 vjeç. Sipas njoftimit të qeverisë, grupmoshat 16-17 vjeç do të vaksinohen deri në fund të korrikut.

Gjithë Komiteti i Ekspertëve po shqyrton mundësinë e miratimit të vaksinës AstraZeneca ose Johnson & Johnson për personat nën 41 vjeç. Rikujtojmë se AstraZeneca dhe J&J është miratuar vetëm për personat  mbi 41 vjeç për shkak të shfaqjes së efekteve anësore të rralla, por serioze.

Gjithashtu Komiteti i Ekspertëve pritet të ulë intervalin midis 2 dozave të vaksinës AstraZeneca nga 12 në 8 javë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!