Belgjika ishte një nga kombëtaret favorite për fitimin e Euro 2020. Kompeticioni i madh u shty për vitin tjetër dhe Roberto Martinez ka dhënë mendimin e tij rreth kësaj çështje. “Djajtë e Kuq” ishin në formë fantastike, por trajneri e quan të drejtë vendimin e UEFA-s.
“Kishim dy muaj që punonim për Europianin. Skuadra ndihej shumë mirë nga pikëpamja psikologjike, turneu po afrohej, ishim në kulmin tonë, por shtyrja e kompeticionit ishte vendimi i duhur”, deklaron trajneri spanjoll për AS.
46-vjeçari ndalet edhe te virusi i tmerrshëm dhe momenti kur gjithçka filloi të bëhej serioze. “Koronavirusi? Filluam ta njohim prej rasteve të para, e denim që ishte një problem i madh. Kur virusi mbërriti në Itali pasojat ishin shumë afër nesh. Unë vendosa të izolohem në Britaninë e Madhe, këtu jemi afër familjes së gruas time”, deklaron Martinez. /abcnews.al