Belgjika do të miratojë 5.4 milionë dollarë për përmirësimin e sistemit arsimor palestinez

schedule15:35 - 27 Maj, 2024

schedule 15:35 - 27 Maj, 2024

Ministrja belge e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Caroline Gennez tha se Autoriteti Palestinez “meriton mbështetje për zhvillimin e një shteti palestinez të lirë, demokratik dhe efektiv”.

Në një postim në X, Gennez tha se vendi i saj do të shpenzonte 5.4 milionë dollarë për përmirësimin e sistemit arsimor palestinez, duke shtuar se “pushtimi izraelit e bën aksesin në arsim të vështirë dhe pothuajse të pamundur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor”.

Ajo tha se “rindërtimi i infrastrukturës shkollore të Gazës pas një armëpushimi është një prioritet”. Gennez komentoi gjithashtu për lajmet dramatike nga Gaza, për sulmin me 45 të vdekur në Rafah.

“Kjo nuk shërben për asnjë qëllim. Hakmarrja nuk është mbrojtje. Ndaloni dhunën”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!