Teksa konsiderohej si një talent premtues në sesonin 2013-2014, ish-sulmuesi i “zikaltërve” të Inter, Ishak Belfodil duket se nuk po kalon momentin e tij më të mirë dhe aktualisht është i arrestuar në Paris, të Francës.
Belfodil, i cili në këtë fazë të karrierës së tij milition për skuadrën e Al-Gharafa në Katar u arrestua nga organet ligjzbatuese pasi tentoi të mbyste për vdekje motrën e tij 15-vjeçari, teksa pas një debati familjar, 31-vjeçari nisi të ushtrojë dhunë fizike dhe më pas tentoi edhe aktin ekstrem që për fat të mirë dështoi.
Motra e tij nuk hezitoi ta denonconte Belfodil që tashmë duhet të përballet me akuzat ndërsa në 48 orët e ardhshme pritet të merret edhe një masë përfundimtare për algjerianin, i cili rrezikon disa vite burg për tentativë vrasjeje, megjithatë do të jetë Prokuroria e Versaille që do të vendosë për “fatin” e tij. /i.m /abcnews.al