Beleri në Tiranë/ Dhuli: Erdhi si eurodeputet, fjalë pro Shqipërisë. Petraj: Nuk duhej të fliste për reformën në drejtësi

schedule20:27 - 31 Tetor, 2024

schedule 20:27 - 31 Tetor, 2024

Mbështetësi i Fredi Belerit në fushatën për Bashkinë Himarë, Skerdjan Dhuli thotë se Beleri erdhi në Tiranë si eurodeputet i Parlamentit Evropian dhe fjala e tij ishte pro Shqipërisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Dhuli u shpreh se u votuan 14 nga 15 amendamentet e propozuara nga Beleri.

Ndërsa avokati Edmond Petraj deklaroi se Beleri, në fjalën e tij, nuk duhet të fliste për reformën në drejtësi.

Skerdjan Dhuli: Ajo që ka interes në këtë rast, është se Beleri në Shqipëri, vjen si eurodeputet i Parlamentit Evropian, dhe duke ardhur si eurodeputet, ajo që ne kemi interes, është qëndrimi i tij për rrugën evropiane të Shqipërisë. Për atë është atje në atë tryezë. Nuk është si grek, si himariot. E rëndësishme është qëndrimet e tij në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Çfarë ndodh? Beleri porpoziu 15 amendamente, nëse i lexoni, janë absolutisht pro Shqipërisë, sepse janë pozitive. Çfarë ndodhi? Të gjithë deputetët e Edi Ramës në atë parlament, me kokën poshtë, me dorën lartë, votuan 14 nga 15 amendamente të tij. Të gjitha amendamentet e zonjës Tabaku u refuzuan. Si eurodeputet erdhi. Fjala e tij ishte e gjatë, pejsa e fjalës ishte dhe teksti për drejtësinë. Shumica e fjalës së tij ishte pro.

Edmond Petraj: Ideja e marrëdhënies është kjo, ky zotëria flet për reformën në drejtësi, në qoftë se, unë jam një personazh që kam përfaqësuar shqiptarë në drejtësinë greke, kam nxjerrë edhe nga burgu, që janë harruar pas 3 vjetësh. Ky zotëria ka kaluar një proces juridik, me apo pa prova, nuk i futem fare vendimit, por zotëria ka pasur një marrëdhënie të rregullt juridik. Po të paralelizoj të gjithë situatën. Një shqiptar në Greqi, arrestohet pa prova, i bëhet seanca pa përkthyes, shkon në burg, kur del i dënuar, 8 vjet, 10 vjet, 25 vjet. Në burgjet greke i thyhen gishtat dhe duart shqiptarëve, masakrohen shqiptarët. E vetmja që që duhet të bënte, në marrëdhënien që i tha zoti Majko, nuk duhej të përgjigjej fare. Ky zotëria nuk duhet të vinte fare këtu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!