Avokati Romeo Kara e konsideron një turp për Greqinë, faktin që kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vendosi kandidaturën e Fredi Belerit për eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se Beleri ka gjasa të dënohet, duke parë sesi po shkon procesi gjyqësor ndaj tij.
“Procesi do të vazhdojë. Mendoj se nuk ka gjasa që të shpëtojë pa një dënim. Nuk e di sesi do të shkojë kandidatura e tij duke qenë i dënuar këtu. Ata e kanë përdorur çështjen Beleri për problemet e tyre elektorale brenda Greqisë. Ky do të jetë përdorimi i fundit. Do të jetë një trup që Greqia të përfaqësohet në PE. Evropa është shumë larg mentalitetit të këtyr lloj kandidaturave. I ka ngelur në derë kjo kandidaturë dhe po e luajnë për herë të fundit”, theksoi ai./abcnews.al