Beleri goditet me kos dhe vezë/ Prençi: Revoltë e brendshme, kjo është gjendja reale e shumicës së popullsisë

schedule21:57 - 31 Tetor, 2024

schedule 21:57 - 31 Tetor, 2024

Ish drejtuesi i Policisë, Shemsi Preçi thotë se goditja e Fredi Belerit me kos dhe vezë nga një protestues, është revoltë e brendshme.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Prençi u shpreh se shqiptarët nuk pajtohen me kompromiset pragmatiste të politikanëve, për të bërë pazare majtas dhe djathtas.

Laert Vasili: Ajo shpresa, po. Mjafton një shkëndijë të paktën, që një njeri doli dhe bëri një gjest. Shyqyr që ekzistojnë disa njerëz, që e duan mëmëdheun, e vënë përpara interesave vetjake. Se nuk kemi më të tillë.

Shemsi Preçi: Dilaveri tregoi idealizmin te populli i thjeshtë. Është personazh që shpërthen shumë herë në protesta. Nuk besoj se është i paguar, sepse e ka shpirtërore, e ka botë të brendshme reagimin. Reagimi i Dilaerit, tregon se ekziston një botë e brendshme e popullsisë së thjeshtë, që nuk pajtohet me kompromiset pragmatiste të politikanëve, për të bërë pazare majtas dhe djathtas, pra interesa të një grupi të caktuar. Shpërthen një revoltë e brendshme dhe kjo është gjendja reale e shumicës së popullsisë. Kur diskutohet çështja Beleri, nuk e diskutoj si intelektual, por si atdhetar. A duhet ta pranojmë ne si eurodeputet, apo si deputet apo si kryetar bashkie, një person që ka vrarë? Nuk ka akuza, por vendime të formës së prerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!