“Bekimi i jetës”, Erion Isai i kushton vajzës fjalët më të ndjera

schedule14:36 - 15 Gusht, 2020

schedule 14:36 - 15 Gusht, 2020

Kryebashkiaku i Ersekës dhe aktori Erion Isai i ka dedikuar së bijës  fjalët më të ndjera në kuadër të 4-vjetorit të saj të lindjes.

Ai ka ndarë në Instagram një foto të vajzës, krah së cilës ka shkruar: “Bekimi i jetës sonë, sot 4 vjeç. Nga sekondat e para që e pashë, dorëvogla me rrethin e kuq tek dora, zëri pakët që qante symbyllas…e deri sot që shoh një zonjushë kaq të bukur e gojë plot më thotë: ‘Të kam dashuri bab’. E gjitha kjo me duket veç 1 sekondë dhe një jetë e tërë. 1 sekondë ngjarje por 1 jetë e tërë dashuri. Gëzuar Ajër! Bekime bab!”.

Ndërkohë urimet për vogëlushen kanë qenë të shumta si nga miqtë e Isait, ashtu edhe nga ndjekësit.

Kujtojmë se pak javë më parë, Isai dha lajmin se shumë shpejt do të bëhet baba për herë të dytë pasi bashkëshortja e tij është në pritje të ëmbël./abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CD5pf5kgrI0/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!