Bekaj: Faleminderit Prishtinë e Plisa, mbetet sërish bardheblu!

schedule10:39 - 30 Gusht, 2020

schedule 10:39 - 30 Gusht, 2020

Visar Bekaj iu bashkua Tiranës një ditë më parë dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për sezonin e ardhshëm. Mes kampionëve të vendit dhe Prishtinës është gjetur gjuha e bashkëpunimit për transferimin e portierit, që është pjesë e Kosovës.

Ai kishte edhe një vit kontratë me Pristhinën. Tani Bekaj është gati për aventurën e re, por më parë duhet t’i thoshte disa fjalë për ish-ekipin e tij dhe për Plisat. Portieri ka folur për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër dhe është shprehur si më poshtë:

“Falënderoj klubin e zemrës FC Prishtina për gjithë kontributin në zhvillimin dhe promovimin tim profesional, në veçanti drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe bashkë-lojtarët. Falënderim të jashtëzakonshëm për tifo grupin “Plisat”, me të cilët jam i lidhur ngushtë dhe i respektoj maksimalisht.

Ju siguroj se do të vazhdojë të përfaqësojë denjësisht vlerat e larta kulturore e sportive të qytetit tim, si dhe te klubit ku u rrita. Do të vazhdojë ende të mbajë të veshur fanellën bardhe e blu, kështu duke mos i ndërruar ngjyrat për të cilat ndihem krenar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!