Bejtet, tradita që ende trashëgohet, sot bëhen pa nëpërkëmbje dhe censurë

schedule10:19 - 11 Shtator, 2023

schedule 10:19 - 11 Shtator, 2023

Një grup që zhvillojnë bejte kanë qenë të ftuar këtë të hënë në emisionin “ABC e Mëngjesit me Enkel Demin dhe Edi Ogën ku kanë dhënë detaje në lidhje me aktivitetin e tyre në shumë aktivitete ku ato marrin pjesë.

Sipas tyre bejta është një zhanër që nuk ka nevojë për përgatitje pasi siç ndodhen të ulur rreth njëri tjetrit mjafto që të kapin fjalën e fundit të parafolësit dhe ta kthejnë me rimë atë.

Të ftuar në emisionin e mëngjesit ishin Bujar Zurali, drejtuesi i grupeve të bejteve regjisor dhe ish ushtarak,  Xhelal Haliti producent i sofrës dhe i bejtës Shkodrane, Tonin Përgjekaj kampion i bejtave dhe Bali Kamina bejtari më i ri në Shkodër.

Xhelal Haliti ka theksuar se duke qenë se bejta është pjesë e humorit shkodran është menduar që tashmë të bëhet pjesë e aktiviteteve artistike që organizohen herë pas here.

Sofra shkodrane ka 23 vite që organizohet dhe ka tre vite që duke qenë se Bejde është pjesë e humorit kemi menduar që ta fusim në këtë sofër dhe ne organizojmë edhe aktivitete të tjera me Bejtën siç ishte Bejta e Humorit. Ajo është gjini e humorit shkodran”, ka thënë producenti i bejtave Xhelal Haliti.

Ndërsa Zurali ka theksuar se bejta e Shkodrës është më e veçanta.

“Në 1918 ka lindur dhe të mëdhenjtë e saj kanë qenë Hasan Zyko Kamberi dhe Naim Frashëri e kishte quajtur porti më i madh i satirës dhe i humorit në Shqipëri. Në Shkodër kemi pasur Mulla Hysen Dobraçi i cili e la trashëgimi. Bejta ka në gjithë botën por ajo e Shkodrës siç është në formë dialogu ekzisto vetëm në shkodër. Ne kur shkojmë në aktivitete shkojmë të papërgatitur dhe bejtet janë të momentit. Bejta është spontane”, ka thënë ai.

Ndërkohë bejtari më i ri është Bali Kamili përmes bejtes ka uruar dhe vitin e ti shkollor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!