Bejrut, banorët e bastioneve të Hezbollah braktisin shtëpitë nga frika e luftës

schedule20:55 - 2 Gusht, 2024

schedule 20:55 - 2 Gusht, 2024

Banorët e periferive jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut në periferi të kryeqytetit, kanë filluar të lënë shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë vende të tjera për të qëndruar, nga frika e një lufte me Izraelin, deklaruan burimet libaneze të sigurisë.

“Unë nuk kam frikë për veten time, por për fëmijët e mi”, tha një banor i zonës Beir al-Abed në periferitë jugore të Bejrutit.

Një tjetër banor tha se ”po kërkonte një apartament të mobiluar jashtë kryeqytetit për të siguruar sigurinë e tij dhe të fëmijëve”. Një burim libanez i sigurisë tha se “situata është shumë shqetësuese”.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Firass Abiad tha se furnizimet mjekësore të Libanit do të zgjasin katër muaj në rast lufte. Ndërkohë, spitalet libaneze po përgatiten për një luftë të mundshme me Izraelin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!