Bejko: Ndërtojmë 5 tregje. Do vendosen në pikat hyrëse të Tiranës, do zhvillojnë ekonominë

schedule15:12 - 26 Prill, 2023

schedule 15:12 - 26 Prill, 2023

Një paketë me 5 pika është programi i Roland Bejkos, për ringritje të bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Kandidati demokrat për Tiranën, në prani të ekspertëve të fushës, tha se më e rëndësishmtja është lehtësia që duhet të kenë banorët e zonave rurale për të shitur produketet që prodhojnë.

 “Bashkia Tiranë do të hapë 5 tregje të reja në pikat hyrëse të qytetit” 

Për ta mundësuar këtë, janë të nevojshme rrugët, që lidhin fshatrat me kryeqytetin, tregoi Bejko dhe kjo është një pikë tjetër e programit të tij.

“Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës”

Gjithashtu Bejko e konsideroi të nevojshme vendosjen në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Një pikë tjetër e programit të tij për bujqësinë, është dhe mbështetja financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!