Bejko ka plan edhe për gratë/ Mbështetje me kredi të buta për gratë kryefamiljare

schedule19:36 - 1 Maj, 2023

schedule 19:36 - 1 Maj, 2023

Strehimin, e veçoi si prioritet të tij, Roland Bejako ndërsa ishte në një takim me gra dhe vajza të Tiranës. Fokusi, saktësoi, do të jenë nënat që janë kryefamiljarë dhe gratë e divorcuara, që janë në vështirësi për pasur strehën e tyre.

“Do ta kemi prioritet që nënat kryefamiljare, të cilat kanë gjithë peshën e familjes, nënat e fëmijëve jetim, apo të divorcuara do t’i kemi në fokusin tonë. Do t’i trajtojmë ato me dinjitet. Do ti japim kredi, 100% do ua rimbursojë bashkia kredinë për strehimin. Do të jenë në listën prioritare për të marrë apartament, banesën, që është absolutisht jetike

Suvbencionimi do të bëhet i mundur nga detyrimi ligjor që kanë kompanitë e ndërtimit.

“Ne do u marrim, firmave të ndërtimit bashkia edhe sot e ka me ligj që do u marrë 3%. Mirëpo bashkia e merr në para të gjithë, nuk e merr në objekt. Ne do ta marrim një pjesë në para, një pjesë në objekt. Do ta marrim në objekt me qëllim që çiftet e reja, gratë kryefamiljare, ata që s’kanë kushte për të siguruar minimumin jetik, do të strehohen në këtë shtëpi me kriteret që ka vendosur ligji. Ne duam që t’i strehojmë këto familje në këtë hyrje që ka në dispozicion bashkia”

Një premtim tjetër i Bejkos, për të nxitur dhe mundësuar blerjen e apartameneteve, është ulja e taksës së ndërtimit nga 15% në 5%.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!