Bëjini atletet e vjetra si të reja sërish, me ndihmën e një truku të thjeshtë

schedule17:59 - 27 Janar, 2023

schedule 17:59 - 27 Janar, 2023

Edhe pse lavatriçet e sotme kanë programe të ndryshme për larjen e rrobave dhe këpucëve, e vërteta është se centrifuga shpesh i dëmton ato.

Kur bëhet fjalë për këpucët e bardha, goma e atleteve zverdhet pas larjes, ose merr njolla të shëmtuara.

Nëse keni pasur një përvojë të ngjashme, mos u shqetësoni, sepse ekziston një truk i shkëlqyeshëm për t’i kthyer këpucët tuaja me shkëlqim.

Gjithçka që ju nevojitet është sodë buke, ujë dhe pak uthull.

Përzieni ujin dhe uthullën, dhe më pas shtoni sodën e bukës, përcaktoni vetë sasinë, është e rëndësishme të merrni një masë të trashë.

Merrni një furçë të vjetër, përdorni pastën që ju sapo krijuat dhe pastroni atletet. Kur të keni mbaruar, lajini ato me ujë të ngrohtë dhe lërini të thahen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!