Behrami: Sa frikë kur mora vesh se isha me Covid-19, nuk ndihem në faj

schedule15:40 - 18 Tetor, 2020

schedule 15:40 - 18 Tetor, 2020

Valon Behrami është një nga shumë lojtarët e Genoas që u infektuan me Covid-19. Mesfushori nga Mitrovica ka folur për Sky Sport rreth situatës së vështirë që kaloi periudhën e fundit.

Për fat të mirë, 35-vjeçari ia doli të shërohet plotësisht dhe po pret momentin për të zbritur sërish në fushën e blertë dhe për t’iu rikthyer dueleve ndaj kundërshtarëve në mesin e fushës.

Kisha frikë kur mora vesh që isha infektuar, pasi nuk je më një futbollist i sëmurë, por thjesht një njëri i sëmurë si gjithë të tjerët. Kam kaluar ditë të vështira, sidomos në aspektin psikologjik.

Miliona njerëz janë prekur nga pandemia, ne nuk mund të ndihemi fajtorë për atë që kemi kaluar, jo të gjithë janë të papërgjegjshëm“, deklaron Behrami. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!