Bëhet virale fytyra e Princit Herrit në kurorëzimin e Mbretit Karl dhe Kamilës

schedule14:18 - 6 Maj, 2023

schedule 14:18 - 6 Maj, 2023

Princi Herri mori pjesë në kurorëzimin e Karlit dhe u shfaq në Westminster Abbey me kushërinjtë e tij Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi dhe Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank. Megjithatë, kamera e kapi Herrin duke bërë fytyrë kur filloi ceremonia.

Djali i Karlit nuk kishte asnjë rol zyrtar në kurorëzimin dhe u shfaq me një kostum dhe jo me ndonjë uniformë të veçantë. Meghan Markle ka zgjedhur të qëndrojë në SHBA me dy fëmijët e saj, Princin Archie dhe Princeshën Lillibet, teksa Archie feston sot ditëlindjen e tij të katërt!

Mbreti Karl dhe Mbretëresha Kamilla u kurorëzuan teksa mirëpritën më shumë se 2000 të ftuar në kurorëzimin e parë të Mbretërisë së Bashkuar në 70 vjet, me një drekë pas kurorëzimit me anëtarët e familjeve të tyre.

Herri u fotografua në ceremoninë e kurorëzimit të Karles, duke u ribashkuar me familjen e tij për herë të parë në publik që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II shtatorin e kaluar, ndërsa ai ka bërë zbulime dhe pretendime për familjen mbretërore përmes librit të, Spare, dokumentarit  “Harry dhe Meghan ” dhe disa intervista!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!