Bëhet i gjallë Kalifi Al-Baghdadi që themeloi ISIS, mesazh audio 54 minuta

schedule10:33 - 23 Gusht, 2018

schedule 10:33 - 23 Gusht, 2018

Themeluesi dhe drejtuesi i ISIS, Al Bagdadi është rikthyer në skenë me një mesazh audio pas një mungese 1-vjeçare. Ai u bën thirrje ndjekësve të tij që të kryejnë sulme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Kalifi i vetëshpallur, Ebu Bekr al-Bagdadi, bëhet i gjallë me zërin e tij gati një vit më vonë. Mesazhi i fundit ishte 28 shtatori i 2017-ës. Sajtet islamike kanë shpërndarë një incizim prej 54 minutash, i cili u gjykua autentik nga analistët perëndimorë, me referenca të kohëve të fundit, siç është historia e paraburgimit të pastorit amerikan Andreë Brunson në Turqi. Al-Bagdadi nxit përsëri pasuesit e tij për të goditur Perëndimin, në një “pellg gjaku”, të cilët gjithashtu duhet të synojë “qendrat e informimit të të pafeve” dhe selinë e “luftës së tyre ideologjike”. Ai u kërkon mbështetësve të Shtetit Islamik në Kanada, Evropë dhe Amerikë që të “bashkohen me ata që sakrifikuan veten dhe kanë kryer sulme” dhe për të ndjekur “udhëheqjen e tyre”.

Mesazhi vjen pas raportit të fundit të OKB-së, që vlerëson se 30 mijë luftëtarë të Isis janë ende në Siri dhe Irak. Në mesin e vitit 2015, në kulmin e zgjerimit të tij, Kalifati ishte aq i madh me territor dhe kishte rreth 10 milionë banorë. Tani ai mbulon disa xhepa në shkretëtirat siriane dhe irakiane dhe një shirit përgjatë Eufratit, të rrethuar nga ushtria e Damaskut dhe Forcat Demokratike të Sirisë mbështetur nga SHBA.

Humbja e Mosulit dhe Rakës, megjithatë, nuk e ka demoralizuar kalifin-Baghdadi, të konsideruar për dhjetëra herë të vdekur, të vrarë ose të plagosur rëndë. “Për xhihadistët, fitorja ose humbja nuk varet nga një qytet, apo një metropol që u hiqet nga ata që kanë superioritet ajror, raketa interkontinentale, bomba inteligjente”, thekson ai.

“Beteja do të jetë e gjatë dhe Amerika – thotë udhëheqësi i grupit më të rrezikshëm xhihadist në botë- do të kalojë periudhën më të keqe të gjithë ekzistencës së saj pas dy dekadave të kryqëzatave kundër botës muslimane”. Ndërkohë, SHBA ka vendosur një shpërblim prej 25 milion dollarësh për kokën e Al Bagdadit. Djali i tij u vra këtë pranverë në një mision kamikaz në krahinën siriane të Homs. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!