Begovic: Duket si një skenë e madhe filmi, shpresoj ta harrojmë këtë makth

schedule16:33 - 18 Mars, 2020

schedule 16:33 - 18 Mars, 2020

Portieri i Milanit, Asmir Begovic, ka rrëfyer kohët e vështira që populli italian po kalon. Në fjalën e tij, boshnjaku u shpreh: “Është një izolim total. Rrugët janë braktisur, e vetmja gjë që është e hapur është supermarketi. Del sa për të marrë pak ushqim dhe menjëherë rikthehesh në shtëpi. Është çmenduri”, tha portieri 32 vjeçar për Daily Mirror.

“Është një qytet i madh, jetoj në qytet me miliona banorë dhe duket sikur po xhirohet një film. Shumë njerëz kanë thënë se është si një skenë e madhe filmi dhe realisht ashtu na duket.

Koronavirus e ka goditur shumë qytetin, më vjen keq për Italinë, pasi ka shumë të vdekur dhe të prekur nga ky virus. Shpresoj që gjithçka të rikthehet shumë shpejt në normalitet dhe të gjithë ta harrojnë këtë makth”, rrëfeu portieri boshnjak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!