Begaj pret Wisner/ Kreu i Shtetit: Mirënjohje SHBA-ve për mbështetjen vendimtare ndaj Shqipërisë

schedule11:31 - 30 Korrik, 2024

schedule 11:31 - 30 Korrik, 2024

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur në Presidencë të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner.

Gjatë takimit, Begaj i shprehu Winser mirënjohjen për mbështetjen vendimtare që SHBA-të i ka dhënë Shqipërisë.

Ndër të tjera, kreu i Shtetit falenderoi Wisner për kontributin e tij, në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner. Presidenti i Republikës shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë, duke u shprehur, njëkohësisht, krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të. Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që z. Wisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë. Presidenti Begaj vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer të kësaj marrëdhënieje. Presidenti i uroi z. Wisner suksese të vazhdueshme në detyrat e reja në karrierën tij diplomatike”, thuhet në njoftimin e Presidencës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!