Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Historia, si mesazh për të ardhmen”, Begaj në Malësi të Madhe për 113-vjetorin e kryengritjes

schedule14:13 - 6 Prill, 2024

schedule 14:13 - 6 Prill, 2024

Në Malësi të Madhe përkujtohet këtë të shtunë 6 prilli 113-vjetorit të kryengritjes, që shënoi një pikë kthese për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane. Në ditën e dytë të qëndrimit në veriun e vendit, Presidenti  Bajram Begaj e kujtoi atë ngjarje, me një mesazh për të mos e braktisur vendin por për ta fuqizuar atë.

“Kryengritja e Malësisë së Madhe nuk është pjesë vetëm e historisë sonë, por edhe udhërrëfyese për të ardhmen që duhet të ndërtojmë, një të ardhme në një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ku ia vlen të jetosh”.

Presidenti Begaj nderoi protagonistët e kryengritjes që dhanë gjithçka për të shpëtuar trojet shqiptare nga copëzimi dhe ajo çfarë ata lanë për breza të ardhshëm.



“Në memorandumin që udhëheqësit e kryengritjes iu dërguan Fuqive të Mëdha, ku firmëtarë ishin të krishterë e myslimanë, ata kërkuan, ndër të tjera, paprekshmërinë e territoreve shqiptare, njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare dhe njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare. Kjo tregon formësimin e një ndërgjegjeje kombëtare, si dhe fuqinë për t’u bashkuar për të mirën e çështjes kombëtare. Nën shtypjen e pushtuesit, ata ditën të ruajnë gjuhën, traditat, kulturën dhe identitetin, që e bëjnë Malësinë e Madhe një zonë unike”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!