Manchester United u mposht 3-1 në transfertë ndaj Manchester City, në kuadër të javës së 27-të në Premier League.
Pas ndeshjes, trajneri Erik ten Hag ka thënë se ekipi i tij pati paraqitje të mirë, por që nuk i shfrytëzuan rastet.
“Mendoj se ishte një paraqitje e mirë në përgjithësi, ne kaluam në 1-0 dhe patëm momentet tona pas tij për të shënuar të dytin”, ka thënë fillimisht trajneri i ‘Djajve të Kuq’.
“Ne u mbrojtëm shumë mirë dhe ishin dy momente përcaktuese kur për pak bëmë një depërtim dhe pësuam golin e parë.
Atëherë ju jeni të zhgënjyer, ne duhet ta pranojmë atë dhe ende kishim mundësitë për të marrë të paktën një pikë, por edhe fitorja ishte e mundur”, tha Ten Hag./ h.ll/abcnews.al