Ceremonia e ndarjes së çmimit më të madh individual, Topi i Artë, do të mbahet më 30 tetor në Paris dhe Lionel Messi shihet si favorit absolut për ta fituar, të tetin në karrierën e tij.
Ndonëse nuk luan më futboll në nivelin më të lartë pas largimit për në Mayor League Soccer (MLS), Messi do të fitojë Topin e Artë për vitin 2023, sipas mediave botërore duke iu referuar një postimi të publikuar nga miku i tij i familjes Alessandro Dossetti.
“Është zyrtare. Leo fiton Topin e Artë në 2023. Topi i Artë i tetë duhet të jetë i fundit i tij. Atij iu tha sot”, ka shkruar Dossetti.
Nëse njoftimi i tij rezulton i vërtetë, argjentinasi do të rris edhe më shumë rekordin e tij përpara Cristiano Ronaldos, i cili ka fituar pesë.
Vendosi Kupën e Botës
Messi thuhet se e fiton këtë çmim falë triumfit në kampionatit botëror dhjetorin e kaluar në Katar, ku fitoi edhe titullin e lojtarit më të mirë me shtatë gola dhe tre asistime.
Për PSG-në, në 41 paraqitje, ai mori pjesë në të njëjtin numër golash, duke shënuar 21 dhe asistoi 20 të tjerë. Për Inter Miami, ai shënoi 11 gola dhe shtoi pesë asistime në 13 ndeshje.
Konkurrenti i tij më i madh për këtë çmim është Erling Haaland, i cili ishte edhe më vdekjeprurës me fanellën e Manchester Cityt me 52 gola dhe nëntë asistime në 53 ndeshje, duke fituar titujt e golashënuesit më të mirë të Premier League dhe Champions League.
Pas tyre vjen Kylian Mbappe, i cili gjithashtu ka shënuar shumë gola dhe ka udhëhequr PSG-në drejt trofeve vendas, ndërsa ishte i papërmbajtshëm edhe në Kupën e Botës me Francën, ku u mposht vetëm në finale nga Messi./ h.ll/abcnews.al
? BREAKING: Alessandro Dossetti (Messi’s family friend):
“Lionel Messi was told today that he is the winner of Ballon d’Or 2023.” ??? pic.twitter.com/HfvAvpwlVa
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) October 13, 2023