Jeremy Menez ishte pjesë e Club America prej janarit të vitit 2018, por francezi i dha fund aventurës meksikane në gusht dhe ka vendosur të rikthehet në Evropë.
32-vjeçari, dikur pjesë e Milanit, Romës dhe PSG, ka firmosur në divizionin e dytë të futbollit francez. RMC raporton se Menez ka firmosur me Paris FC një kontratë 1-vjeçare. Në këtë vendim të lojtarit ofensiv ka ndikuar dëshira për të qenë afër familjes.
Menez numëron 24 ndeshje dhe 2 gola të shënuar me kombëtaren franceze. Pavarësisht kualiteti të madh që zotëronte në këmbët e tij, ai nuk arriti kurrë të ngjitej në nivelin e duhur dhe të zhvillonte karrierën që meritonte. /abcnews.al