Befason Lukaku: Ju betohem, 23 nga 25 lojtarët e Interit ishin të sëmurë

schedule18:07 - 21 Prill, 2020

schedule 18:07 - 21 Prill, 2020

Romelu Lukaku bëri një deklaratë befasuese, duke pretenduar se 23 nga 25 lojtarët e Interit, ishin të sëmurë me kollë dhe ethe në muajin janar, por ata nuk u testuan për COVID-19.

“Kishim një javë pushim në dhjetor, u kthyem në stërvitje dhe ju betohem se 23 nga 25 lojtarët ishin të sëmurë. Nuk po tallem. Ne luajtëm kundër Cagliarit dhe pas rreth 25 minutash, njëri prej mbrojtësve tanë u desh të linte fushën (Milan Skriniar 17’). Ai nuk mund të vazhdonte dhe u zbeh në fytyrë.

Të gjithë ishin duke kollitur dhe kishin ethe. Kur ngrohesha, ndihesha shumë më i nxehtë se zakonisht. Nuk kam vuajtur nga ethet me vite. Pas lojës, pati një darkë të planifikuar me të ftuar nga Puma, por unë i falënderova ata dhe shkova direkt në shtrat.

Asnjëherë nuk i kemi bërë testet COVID-19 në atë moment, kështu që kurrë nuk do ta dimë me siguri. Kemi shtatë lojtarë që të gjithë jetojnë në të njëjtën rrugë. Dallimi me Anglinë është shumë i madh, pasi atje do të dalim në darkë një herë në katër muaj, ndërsa këtu është çdo katër javë”, përfundoi Lukaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!