Extremadura ka përforcuar repartin ofensiv ditën e djeshme me një lojtar nga Kina. Ai quhet Leilei Gao, aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe në korrik mbush 40 vjeç. E veçanta është se Gao vendosi të tërhiqet nga futbolli në vitin 2011.
Për 5 vite nuk preku top me këmbë, ndërsa nga viti 2016 ka tentuar të bëhet pjesë e disa ekipeve të nivelit të ulët në Spanjë. Gjithsesi, lojtari aziatik ka zbritur vetëm 12 herë në fushë në katër vitet e fundit.
“Nuk vij për spektakël, shpresoj të konkurroj si një profesionist i vërtetë dhe të vlerësohem për këtë gjë“, shprehet Gao pas prezantimit tek ekipi që garon në La Liga 2. Një përforcim i çuditshëm i Extremadura, ndërkohë që Leilei Gao shpreson ta shfrytëzojë në maksimum këtë shans të artë. /abcnews.al
OFICIAL
LeiLei Gao nuevo jugador azulgrana.
El jugador chino, centrocampista ofensivo, llega libre tras su paso por la SD Ponferradina¡Bienvenido @gaoleilei1 !
Toda la info ?https://t.co/zjUhdCgIYf pic.twitter.com/2Tcb8XrnHz
— EXTREMADURA UD (@EXT_UD) February 12, 2020